Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar shkollën amerikane në Prishtinë (American School of Kosova), ku bashkë me drejtuesit e saj, z. Shannon Bruce Ramaka dhe z. Ardian Hoxha, kemi parë nga afër rrjedhën e procesit edukativo arsimor nga niveli parashkollor deri në klasën 12, përcjell “Bota sot”.
Bytyqi ka shkruar se, kjo shkollë ndanë 100 bursa për nxënës të jashtëm, të cilët aplikojnë në bazë të konkursit çdo vit dhe të njëjtit i nënshtrohen testit të dijes.
Postimi i plotë:
Kam vizituar sot Shkollën Amerikane në Prishtinë (American School of Kosova), ku bashkë me drejtuesit e saj, z. Shannon Bruce Ramaka dhe z. Ardian Hoxha, kemi parë nga afër rrjedhën e procesit edukativo arsimor nga niveli parashkollor deri në klasën 12.
Gjatë vizitës në këtë shkollë, nga afër shikuam punën teorike dhe praktike me nxënës, të cilët sipas menaxherëve janë të 21 nacionaliteteve të ndryshme dhe mësimi zhvillohet në gjuhën angleze.
U shpreha i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë institucion prestigjioz dhe theksova se, kjo shkollë është vlerë e shtuar e sistemit të arsimit në Kosovë, ku mësimi zhvillohet me metodat më bashkëkohore, në kushte shumë të mira për një arsim cilësorë.
Kjo shkollë ndanë 100 bursa për nxënës të jashtëm, të cilët aplikojnë në bazë të konkursit çdo vit dhe të njëjtit i nënshtrohen testit të dijes, ndërsa 20 bursa motivues i ndanë për nxënësit që tregohen të suksesshëm në kuadër të kësaj shkolle.
Në këtë institucion aplikohet mësimi tërëditor, në kuadër të të cilit përfshihen edhe aktivitete jashtëshkollore.