Eurodeputeti bën kërkesë për liberalizimin e vizave në Strasburg

Aktuale

Eurodeputeti bën kërkesë për liberalizimin e vizave në Strasburg

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:57
Lukas Mandl

“Rreth 90 përqind e njerëzve të Evropës Juglindore i gëzojnë të drejtat e udhëtimit, vetëm qytetarët e Kosovës ende jo”, ka deklaruar përmes një komunikate për media eurodeputeti austriak Lukas Mandl.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me punësime ose me leje-qëndrim afatgjate. Tek liria e lëvizjes kemi tëbëjmë, që nga buxheti familjar qytetarët të mos ngarkohen me pagesa të panevojshme për vizita familjare në shtetet e BE-së, si dhe për pritjet e neveritshme për të paraqitur kërkesën për një vize.

Për qytetarët e pesë vendeve të Evropës Juglindore, kjo çështje është zgjidhur tashmë shumë kohë më parë. Mirëpo për qytetarët e Republikës së Kosovës ende ekziston regjimi i vizave” ka thënë Mandl.

Eurodeputeti ka deklaruar se Republika e Kosovës ka përmbushur shumë kritere të komplikuara për liberalizimin e vizave.

“Republika e Kosovës kishte shumë kritere komplekse të përmbush, për të fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Këto kritere janë përmbushur. Parlamenti Evropian ka miratuar tashmë regjimin pa viza për kosovarët me një shumicë të madhe votash. Tani është në duart e shteteve anëtare që të vendosin. Austria ka një traditë të gjatë në një ndërmjetësim të drejtë dhe dhënien e mundësive për njerëzit e Evropës Juglindore.

Edhe shtetet tjera anëtare duhet të shohin se identiteti evropian i qytetarëve në këtë pjesë të Evropës është i pandarë me fatin e veprimeve të BE-së. Parlamenti Evropian ka konfirmuar fuqishëm tashmëvendimin e tij”, tha Mandl, anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat