Ibrahimi: Pa SHBA-në, Kosova e ka të vështirë të jetojë si shtet

Aktuale

Ibrahimi: Pa SHBA-në, Kosova e ka të vështirë të jetojë si shtet

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:03
Flamuri amerikan dhe i Kosovës

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kosova e ka të vështirë të jetojë si shtet.

Ai ka thënë se të vihet në pikpytje kjo superfuqi botërore, është totalisht papjekuri politike.

“Të vihet superfuqia botërore në pikëpyetje është papjekuri totale politike. Bolton ka pasur qëndrimet e tij dhe nuk është i vetmi. Interesat strategjike të Kosovës duhet të jenë në një vijë me Amerikën. Qasja e administratës amerikane me liderët kosovarë, është sikur ta shikosh një fëmijë që s’e din se çfarë po bën”, ka thënë ai.

Tutje, ai është deklaruar se Kosova pa SHBA’në e ka të vështirë të jetojë si shtet.

“Kosova pa SHBA-në e ka të vështirë të jetojë si shtet”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat