Sot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Aktuale

Sot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Më: 28 mars 2019 Në ora: 07:26
KQZ

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, emërohen anëtarët e ri të KQZ-së.

Anëtarët e ri të KQZ-së, sot do ta bëjnë betimin para presidentit Hashim Thaçi.

Ndryshe, Ambasada amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me mos emërimin e dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Përmes një reagimi për media ambasada amerikane kishte thënë se “dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore”.

Ambasada amerikane ka kërkuar nga presidenti Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për siç thuhet në reagim, t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat