Pacolli kërkesë BE-së: Na liberalizoni vizat, mos na ndalni rritjen e vendit!

Aktuale

Pacolli kërkesë BE-së: Na liberalizoni vizat, mos na ndalni rritjen e vendit!

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:28
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur votimin e sotëm në Parlament Evropian sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka kërkuar që të liberalizohen vizat, pasi siç ka shkruar ai, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Përkrahje e lartë e Parlamentit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane.

Në fakt, përmbushja e kritereve nga ana e Republikës së Kosovës, ka qenë përkushtimi i ynë për tu bërë pjesë e një komuniteti më të madh demokratik, familjes së vendeve demokratike.

Liberalizoni vizat, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore. Mos na ndalni rritjen demokratike të vendit tonë të ri, jepni fund një izolimi paradoksal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat