SBASHK-u i përgjigjet Zafir Berishës: Harroje votën e mësimdhënësve

Aktuale

SBASHK-u i përgjigjet Zafir Berishës: Harroje votën e mësimdhënësve

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:30
Vjollca Shala dhe Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha duke folur në seancën e jashtëzakonshme parlamentare ku po diskutohet për gjendjen në arsim, e ka quajtur Sindikatën e Arsimit “debile”, ndërkaq, kryetarin e saj, “kryedebill”.

Këto deklarata, të Berishës nënkryetarja e SBASHKU-ut Vjollca Shala i ka quajtur të pa matura.

“Këto shprehjet e tij le të mbesin në ndërgjegjen e deputetit Berisha”, pohoi Shala.

Nënkryetarja e SBASHKU-ut tha se Zafir Berisha le të deklarojë çfarë të dojë por mos të harron që shumë shpejt do ta kërkojë edhe votën e mësimdhënësve.

“Shumë shpejt pritet të ketë zgjedhje dhe deputeti Zafir Berisha nuk ka pse ta kërkojë mandej votën e mësimdhënësve”, shtoi Shala.

Ajo edhe njëherë ripërsëriti se SBASHK-u nuk do të kompozojë orët e humbura gjatë grevës në arsim, pasi që këtë e lejon edhe ligji.

Rikujtojmë që gjatë ditës së sotme u mbajt edhe një seance e jashtëzakonshme për të diskutuar kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat