Takohen Hardinaj dhe ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Aktuale

Takohen Hardinaj dhe ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Nga: Z.B Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:56
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, ku u dakorduan që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjës së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjës së trupave të NATO-s, përcjell “Bota sot” .

Permes një postimi ne Facebook, Haradinaj u shpreh: “U zotova se Qeveria do të jetë partnere me të gjithë ata që i japin mbështetje të vazhdueshme trajtimit të kësaj plage të hapur të shoqërisë sonë”.

Postimi i plotë:

Në takim me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, u dakorduam që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjës së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjës së trupave të NATO-s. Duke i shprehur mirënjohje zonjës Jahjaga për përkushtimin e saj në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përkrahjen e tyre për riintegrim në shoqëri, u zotova se Qeveria do të jetë partnere me të gjithë ata që i japin mbështetje të vazhdueshme trajtimit të kësaj plage të hapur të shoqërisë sonë. RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat