Lëvizja Panevropiane e Austrisë për vizat: Zbatim të menjëhershëm të lëvizjes së lirë për Kosovën

Aktuale

Lëvizja Panevropiane e Austrisë për vizat: Zbatim të menjëhershëm të lëvizjes së lirë për Kosovën

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:25
Ilustrim

Pas votimit të suksesshëm në Parlamentin Evropian të raportit të paraqitur nga eurodeputeja Tanja Fajon, ka reaguar Lëvizja Panevropiane e Austrisë, e cila përmes një komunikate sot për shtyp, ka kërkuar urgjentisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Për të gjitha vendet e Evropës Juglindore që ende nuk janë anëtare të BE-së, lëvizja e lirë pa viza ka kohë që është bërë realitet”, deklaroi Stefan Haböck, përfaqësues për marrëdhënie ndërkombëtare i Lëvizjes Panevropiane të Austrisë.

Sipas tij, vetëm qytetarët e Kosovës po konsiderohen disi si njerëz të klasit të dytë.

Në komunikatën e lëshuar për medie thuhet se Bashkimi Evropian i ka paraqitur Republikës së Kosovës një listë të gjatë të kritereve për të marrë liberalizimin e vizave. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, edhe Komisioni Evropian ka konfirmuar përmbushjen e këtyre kritereve dhe ka shqyrtuar situatën e sigurisë. Tani kërkohet veçanërisht nga shtetet anëtare të BE-së që të vendosin për këtë, edhe pse tek të cilat po gjinden justifikime të reja për të mos dhënë regjimin e premtuar të lëvizjes pa viza.

Gjatë presidencës austriake të BE-së, Lëvizja Panevropiane e Austrisë ka pritur një zbatim konkret të lëvizjes pa viza për kosovarët.

“U premtua se nëse Kosova plotëson kriteret, vjen liberalizimi i vizave. Premtimi nuk u mbajt. Kjo nuk i bën mirë besueshmërisë së shteteve anëtare të BE-së,“ deklaroi Rainhard Kloucek, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizja Panevropiane e Austrisë, ndaj qëndrimit bllokues të shumë qeverive evropiane për këtë çështje.

Lëvizja Panevropiane e Austrisë është organizatë austriake jo partiake e themeluar në vitin 1922 nga Richard Coudenhove-Kalergi, si lëvizja më e vjetër evropiane e shtrirë në 24 organizata dhe në 22 vende të ndryshme evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat