Japonezët ia shpëtuan jetën vajzës nga Kosova, serbët i dogjën thuajse gjithë trupin!

Aktuale

Japonezët ia shpëtuan jetën vajzës nga Kosova, serbët i dogjën thuajse gjithë trupin!

Më: 28 mars 2019 Në ora: 18:49
Besjana Musliu

Besjana Musliu nga Skënderaj, gjatë kohës së luftës ishte vetëm dy vjeçe.

Atë kohë serbët i djegën shtëpinë, dhe për pasojë asaj  iu shkaktua djegje e rëndë në gjithë trupin.

Me të tilla plagë, Besjana nga Skënderaj qëndroi për tre muaj në Shqipëri, duke mos pasur mundësi të trajtohet në vende tjera.

Kështu, televizioni më kredibil në Japoni i ka kushtuar asaj një storie, derisa rrëfen për të kaluarën e rëndë që përjetoi.

Pas përfundimit të luftës, Besjana u nisë për në Tokyo, kjo me shpresën se mantelbardhët atje do t’i vinin në ndihmë.

Për 10 vite, ajo iu nënshtrua 15-të operacioneve të ndryshme. Në këtë mënyrë, qeveria japoneze i doli në ndihmë.

Rrëfimi i saj është shumë i prekshëm, derisa thotë se jetën i shpëtuan doktorët japonezë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat