Përderisa në Kuvendin e Kosovës, po diskutohet për lojërat e fatit, sociologu, Vebi Mujku përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer për jetën e një të riut i cili punon në bastore.
Mujku ka treguar se ky djalë me pagën që e merr në bastore i siguron barnat për nënën e tij të sëmurë
Postimi i plotë:
E njoh një djalë i cili punon me një bastore dhe me pagën e tij siguron barnat për Nënën e tij të sëmurë. Sot e takova në rrugë dhe më tha, nëse e mbyllin “veç me hup dika tash”.
Nuk e di se sa janë të tillë që mbajnë familje dhe burim të vetëm të ekzistencës e kanë këtë pagë.
Me siguri se opsioni i fundit i secilit është puna në bastore, aty ku i ekspozohesh rrezikut, ndotjes nga duhanpirja, alkooli etj.
Nuk janë të gjithë deputet me 2 000 euro pagë.