Fajon godet prap BE: Kosova po bllokohet pa ndonjë arsye, BE nuk e mbajti premtimin për vizat

Aktuale

Fajon godet prap BE: Kosova po bllokohet pa ndonjë arsye, BE nuk e mbajti premtimin për vizat

Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:34
Tanja Fajon

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, edhe një herë ka përsëritur se Kosova po bllokohet pa arsye, ndërsa Bashkimi Evropian (BE), nuk e ka mbajtur premtimin për vizat.

Parlamenti Evropian votoi sot sërish në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes këtij votimi rikonfirmohet për të dytën herë mandati për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mirëpo, raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

“Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk përmbushën atë çfarë premtuan. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, siç njoftoi edhe Komisioni Evropian dhe derisa shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsye”, ka thënë Fajon.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur hap pozitiv votimin nga eurodeputetët por ka kërkuar që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat