Skandaloze: Në Kuvendin e Kosovës konsumohen pije të Serbisë

Aktuale

Skandaloze: Në Kuvendin e Kosovës konsumohen pije të Serbisë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 20:52
Selimi ka publikuar një fotografi të një pijeje ku shkruan se është e prodhuar në Beograd

Pavarësisht vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj Serbisë, mallrat e këtij shteti vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar kishte marrë vendim që për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës të vendos taksë prej 100 për qind.

Por, pavarësisht këtij vendimi të Qeverisë, në Kosovë mallrat e Serbisë vazhdojnë të jenë prezent.

Të fundit rast që është deklaruar ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës konsumohen produkte të Serbisë.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të një pijeje ku shkruan se është e prodhuar në Beograd.

Selimi ka shkruar se pavarësisht vendosjes së taksës ndaj Serbisë, në Kuvendin e Kosovës, po konsumohen lëngje të prodhuara në Beograd.

Postimi i plotë i plotë i Selimit pa ndërhyrje:

Edhe me taksen 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, ne Kuvendin e Kosoves shijohet ky leng i prodhuar në Batajnićka drum ne Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat