Sherifi: I gabuar vendimi i Thaçit për dekretimin e anëtarëve të KQZ-së, do i drejtohemi Kushtetueses

Aktuale

Sherifi: I gabuar vendimi i Thaçit për dekretimin e anëtarëve të KQZ-së, do i drejtohemi Kushtetueses

Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:12
Bilall Sherifi

Shefi i grupit Parlamentar të Nismas, Bilall Sherifi, ka thënë se vendimi i presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, është joligjor.

Sherifi në Zonën e Debatit, deklaroi se për këtë formulë të ndarjes së ulëseve vetëm në bazë të koalicioneve parazgjedhore, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

”Në emër të PAN-it, PDK-ja nuk ka të drejtë të dërgojë përfaqësues, PAN është me tri parti politike dhe askush s’ka të drejtë të dërgojë emër për njërin subjekt”.

”Çdo kërkesë që mund t’ju drejtohet përfaqësuesit të PDK-së ai së pari duhet ta trajtojë me AAK-në e Nisma-n”.

”Vendimi i presidentit është i gabuar sepse ka nisur një proces duke na dërguar një letër për të dërguar nga një emër dhe ne e kemi dërguar të gjithë”.

”Presidenti për një moment një proces që e ka nisur, kalon në një proces tjetër, pa na informuar fare”.

”Nëse ai ka vendosur të heq dorë nga një proces është dashur që së pari të na informojë, për të na treguar edhe arsyen – një sqarim gjë që nuk e ka bërë”.

”Fatmir Limaj ka biseduar pas konferencës me Ramush Haradinajn dhe  Kadri Veselin, ku janë dakorduar që këtë çështje të mos e vendosin në një mënyrë të njëanshme por ta shqyrtojnë në Gjykatë Kushtetuese”.

”Meqë presidenti zbatoi formulën e tyre, mos ata që na kritikuan ne dikur, po hynë në pazare me të. Të kesh të drejtë të kesh grup parlamentar e të kesh të gjitha të drejtat por jo anëtarë në KQZ është absurde”.

”Kur përfundon kjo norma e rishkruar, apo nuk përfundon fare në Gjykatë Kushtetuese? Në të gjitha segmentet tjera, ata kanë të drejtë vote, vendimmarrje, vetëm tek KQZ-ja nuk paskan”.

”Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i rregulluar vetëm sa Grupi Parlamentar ta prezantojë kandidatin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat