Blerim Latifi: Disa në AAK ka fillu me i tranu pushteti, kryeministër afroj pak se ta murrën fytyrën ty dhe Kosovës!

Aktuale

Blerim Latifi: Disa në AAK ka fillu me i tranu pushteti, kryeministër afroj pak se ta murrën fytyrën ty dhe Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2019 Në ora: 08:32
Blerim Latifi

Filozofi Blerim Latifi i cili është këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka thënë se disa personalitete në AAK ka fillu me i tranu pushteti.

E simptoma e parë sipas tij, që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë.

“Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Tjetri çohet e pa ju dridhë çerpiku thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se po të ishte në dorën e tij sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Një tjetër... S'po vazhdoj më tutje se janë shumë”, shkruan Latifi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai apelon kryeministrin Haradinaj që t’i afron pak meshkujt e partisë së tij, duke shtuar se po ia marrin ftyrën atij dhe Kosovës.

Lexojeni postimin e plotë:

KUR PUSHTETI TË TRANON

Disa prej miqëve tanë në AAK ka fillu me i tranu pushteti. Simptoma e parë që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t'u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë. Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra politika s'qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish. Tjetri çohet e pa ju dridhë çerpiku thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se po të ishte në dorën e tij sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhë deri aty sa edhe mikun që ta thotë të vërtetën me shpallë armik të shtetit. Një tjetër... S'po vazhdoj më tutje se janë shumë.

Kryeministër a je kun? Afroj pak mashkujt se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat