Abdixhiku reagon ndaj Lekajt: Mbajë “të tanët” që punësojnë djem e reja, dëbo të huajt që ruajnë kufijtë

Aktuale

Abdixhiku reagon ndaj Lekajt: Mbajë “të tanët” që punësojnë djem e reja, dëbo të huajt që ruajnë kufijtë

Nga: G.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:09
Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj Pal Lekajt, i cili ka thënë se do ta largonte ambasadorin zviceran nga Kosova, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se logjika e kapjes është që të mbajnë “të tanët” që mashtrojnë me me 53 milionë në autostradë, punësojnë gjithandej djem e reja dhe të dëbojnë të huajt që me para të taksapaguesve evropianë ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufijtë e lobojnë për ty jashtë.

Postimi i tij i plotë:

Logjika e kapjes:

- Mbajë “të tanët” që mashtrojnë me 53 milionë në autostradë, punësojnë gjithandej djem, reja, kusherinj e familjarë.

- Dëbo “të huajt” që me para të taksapaguesve evropianë ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufinjtë e lobojnë për ty jashtë.

Shkatërruan gjithçka brenda. Tashti rendin e kanë miqtë jashtë. Me rëndësi kapja, kushdo që u del para ka të njëjtin fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat