Hoti: Të shkarkohet Pal Lekaj si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra

Aktuale

Hoti: Të shkarkohet Pal Lekaj si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra

Nga: D.RR Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:38
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ministrin Pal Lekaj për deklaratat e tij kundër ambasadorit zviceran, përcjellë "Bota sot".

Hoti shkruan se, shkarkimi i Lekajt mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra.

Postimi i plotë:

Eshte i pa precedent rasti qe nje minister i Qeverise se Kosoves kerkon largimin e nje ambasadori. Dhe ate te Zvicres, ku jane mbi 200 mije qytetare te Kosoves. Ne parate qe Zvicra shpenzon ne Kosove perfshihen edhe taksat e ketyre 200 mije qytetare te Kosoves qe i paguajne ne Zvicer. Prandaj, eshte me se legjitime te kerkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit.
Vetem shkarkimi ketij ministri mund te jete i mjaftueshem si kerkim falje ndaj nje vendi mik si Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat