Edhe Ambasadori Gjerman i del në mbrojtje atij Zviceran

Aktuale

Edhe Ambasadori Gjerman i del në mbrojtje atij Zviceran

Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:20
Christian Heldt

Ambasadori gjerman Christian Heldt i ka dalë në mbrojtje ambasadorit Zviceran, Jean-Hubert Lebet, pas deklaratës së ministrit Pal Lekajt, për të larguar atë nga Kosova.

Heldt thotë se ambasadori zviceran shprehu atë që të gjithë e mendojnë.

“Kolegu shprehu atë që shumë e mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtari jemi angazhuar pët ta ndihmuar dhe mbështetur. Gjermania dhe Zvicra e ka mbështetur me dhjetëra milionë për trajtimin e ujit dhe mbeturinave në të gjithë vendin që nga viti 1999. Ne jemi krenar për bashkëpunimin me Kosovën për të ndihmuar njerëzit”, ka thënë Heldt.

Sipas tij, edhe pyetjet për shpenzimet e qeverisë janë të ligjshme, për të ditur mënyrën se si ato po trajtohen, pasi duhet dhënë llogari para taksapaguesve të tyre.

“Atëherë pyetjet për shpenzimet e qeverisë gjithashtu janë të ligjshme. Jo në parimin e pensioneve, por në mënyrën se si ato trajtohen. Sepse ne duhet të shpjegojmë për taksapaguesit tonë pse ne jemi dukë bërë atë që po e bëjmë për të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka shkruar në një postim në tëiter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat