Ambasadori zviceran godet në Drenicë, Pal Lekajt i djeg në Dukagjin

Aktuale

Ambasadori zviceran godet në Drenicë, Pal Lekajt i djeg në Dukagjin

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:36
Pal Lekaj

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi thotë se ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt i ka djegur deklarata e ambasadorit zviceran i cili foli në Drenicë.

Loshi thekson se, Dukagjini i Ramushi, Dautit dhe Lekajt është i stërmbushur me veteranë të rrejshëm.

“Një punë që është nisur mbrapsht kurrë nuk ka për të dalë mbarë. Qytetarëve nuk mund t’ua mbyllësh sytë me poteza të përkohshëm politikë dhe populistë”, shkruan Loshi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Kështu është kur e ke mizën pas veshi, ambasadori zviceran godet në Drenicë e Pal Lekajt i djeg në Dukagjin. Se Dukagjini i Ramushit, Dautit dhe Palit është i stërmbushur me veteranë të rrejshëm më shumë se çdo pjesë tjetër e Kosovës, këtë e dinë edhe zogjtë e malit. Dhe, nëse kjo punë duhet të ndreqet ndonjëherë, doemos se do ta prek më se shumti Dukagjinin dhe votën e Aleancës. Një punë që është nisur mbrapsht kurrë nuk ka për të dalë mbarë. Qytetarëve nuk mund t’ua mbyllësh sytë me poteza të përkohshëm politikë dhe populistë. Taksa do të heqet një ditë dhe nën reflektorët e teatrit politik do të mbetet loja e ndytë për pushtet e aktorëve të tragjikomedisë kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat