Lekaj sqaron hesapet me ambasadorin e Zvicrës të cilit i tha të largohej

Aktuale

Lekaj sqaron hesapet me ambasadorin e Zvicrës të cilit i tha të largohej

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:37
Pal Lekaj dhe Jean – Humbert Lebet.

Kjo ndodhi për shkak të kritikave që ambasadori zviceran drejtoi ndaj qeverisjes së Kosovë, duke thënë se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”.

Lekaj sot ka takuar ambasadorin Lebet ku i kanë sqaruar hesapet mes vete.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet. Me këtë rast ministri Lekaj ka sqaruar se deklarata e tij e së enjtes është nxjerrë nga konteksti nga mediet e shkruara.

Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën. Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim.

Mes të tjerash, Lekaj ka ripërsëritur falënderimin e tij dhe shtetit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës. Ambasadori zviceran Lebet, ka theksuar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve.

Ai shprehu keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat