Kusari-Lila i kërkon falje ambasadorit zviceran për fjalët e Lekajt

Aktuale

Kusari-Lila i kërkon falje ambasadorit zviceran për fjalët e Lekajt

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:56
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, i ka kërkuar fjale ambasadorit Jean-Hubert Lebet për Pal Lekajn, pasi që ky i fundit bëri thirrje për largimin e ambasadorit.

Më poshtë shkrimi i plotë i Kusari-Lila:

Kur e vërteta të dhemb sa që të skuq prej inatit, jo prej marres, njeriu flet dokrra e pallavra të turpshme.

Ndjesë Ambasadorit Zviceran për fjalët e Ministrit, e këtij të fundit po ja rikujtoj që ujësjellësin për 40 Fshatërat e Rekës së keqe, impiantin e ujërave të zeza në Gjakovë, e shumë e shumë projekte tjera që i ka pasë bastardu Ministri në kohën sa ishte Kryetar, përfshi këtu edhe vendbanimin Ali Ibra, të cilin në mandatin tim e përfundova, Zvicra i ka financuar.

Ministri nuk ka faj, se ka mendu mbrëmë që po flet dokrra me elektoratin e tij në emision, duke shit mend e trimni vend e pavend, por duke harru që ka përgjegjësi për fjalën e thënë se Ambasadori zviceran për dallim prej Ministrit, nuk flet pa fakte.

E vërteta dhemb Pal, në veçanti kur të thuhet troq për ju që jeni mësu me dredha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat