Haliti e quan të ‘sëmurë’ deklaratën e Lekaj për ambasadorin zviceran

Aktuale

Haliti e quan të ‘sëmurë’ deklaratën e Lekaj për ambasadorin zviceran

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:13
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaratën e Pal Lekajt për ambasadorin zvicran e quan deklaratë të sëmurë edhe pse ketë deklaratë ai e arsyeton me besimin se Lekaj nuk ka menduar ashtu siç ka deklaruar.

I kontaktuar nga Kosova Post, fillimisht Haliti mbetet i befasuar me deklaratën e ministrit Lekaj, por e mirëpret deklaratën e ambasadorit zviceran.

Siç thotë ai unë pajtohem plotësisht me deklaratën e ambasadorit zviceran se ka abuzime me procesin e veteranëve, por nuk pajtohem me deklarimin se ambasadori duhet të shkojë nga Kosova.

‘Pali është Pal. Mendoj që është e smut kjo deklaratë. Por nuk besoj qe e ka menduar në atë kuptim që e ka thënë” tha Haliti  duke shtuar se duhet të mësohemi të jemi të përgjegjshëm për deklarata që i bëjmë sidomos kur jemi zyrtarë qeveritar.

“ Përgjegjësia gjithmonë është e domosdoshme. Ne në Kosovë nuk jemi mësuar të japim përgjegjësin për deklarata, ne merremi më përralla. Ai është pjesë e qeverisë, pjesë e një partije politike dhe mund të ketë përgjegjësi” tha ai.

Haliti ka komentuar edhe deklaratën e djeshme e ambasadorit zviceran, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se Zvicra po investon në ndërtimin e ujësjellësve të Kosovës, kurse Kosova po investon në veteranë të rrejshëm. Sipas nënkryetarit të kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar i kryesisë së PDK-së, kjo deklaratë ka qenë reale dhe nuk është thënë asgjë e papranueshme. Ai thotë se Kosova këtë deklaratë duhet të marrë si këshill e aspak si ofendim.

“Sa i përket deklaratës së ambasadorit unë pajtohem plotësisht me atë deklaratë, sepse ka abuzime në procesin e veteranëve. Ai nuk ka thënë diçka të pa pranueshme. Deklaratën e ambasadorit unë e kuptoj si këshill drejtuar neve e jo si diçka që duhet të prekemi si shqiptarë” shtoj Haliti mes tjerash.

Haliti me tjerash kujton këtu kontributin që ka dhënë Zvicra për Kosovën në të gjitha periudhat që ka kaluar vendi ynë dhe vazhdon tutje të mbështes Kosovën. Ai madje ka thënë se Zvicra për shqiptarët ka qenë një strehë në kohë të vështira , ndërsa sot atje jetojnë 200 mijë shqiptarë që mund të themi se e kemi një Kosovë të vogël atje.

‘Zvicrra është vendi i parë qe ka njohur Kosovën. Në Zvicër ne i kemi 200 mijë banorë të Kosovës që jetojnë dhe punojnë atje dhe i mbajnë familjet e tyre edhe në Kosovë. Zvicra ka qenë strehë për emigrantët shqiptarë nga ku është vepruar në Kosovë..Nuk mund t’ia kthejmë borxhin Zvicrës. Zvicra ka bërë shumë për Kosovën dhe vazhdon të bëjë. Ne qoftë se janë 200 mijë shqiptarë në Zvicër të cilët kanë shënuar suksese në të gjitha fushat edhe në fushën e biznesit, pra atëherë mund të themi se e kemi një Kosovë të vogël në Zvicër” tha ai.

Ndryshe, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili njiherit është edhe nënkryetar i AAK-së ka deklaruar mbrëmë se ‘Sikur t’isha ai që marr vendime, sot ia kisha çu letrën e largimit ambasadorit të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat