Milaim Zeka: Ambasadori zviceran e ka thënë një të vërtetë të madhe

Aktuale

Milaim Zeka: Ambasadori zviceran e ka thënë një të vërtetë të madhe

Nga: A.ZH Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:33
Milaim Zeka

Edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të Zvicrës në Kosovë Jean – Humbert Lebet, pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Sipas Zekës, ambasadori zviceran e ka thënë një të vërtetë të madhe në Skenderaj, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se këtë të vërtetë, e din edhe bebet në djep.

Reagimi i Zekës:

Ambasadori Zviceran ka thënë një të vërtetë të madhe

Ambasadori zviceran, Lebet, e tha një të vërtetë të madhe në Skenderaj të Drenicës. “Ne po ju ndihmojmë me ujësjellës, ju po paguani veteran fallc”! Çka ka këtu për të reaguar?! Po edhe bebat në djep e dinë këtë të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat