Krasniqi: Qe tridhjetë vjetë në historinë tonë kanë filluar të vlerësohën “fjalët e thata patriotike”

Aktuale

Krasniqi: Qe tridhjetë vjetë në historinë tonë kanë filluar të vlerësohën “fjalët e thata patriotike”

Nga: Z.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 19:12
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka thënë se, qe tridhjetë vjetë në historinë tonë kanë filluar të vlerësohën “fjalët e thata patriotike” e jo të bëmat atdhetare, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, më shumë se 20 vjet, më shumë është folur për fjalën e thënë të UÇK-së në vorrimin e Llaushës sesa të gjitha pushkët tjera të filluara nga 30 dhjetori i vitit 1991! Dhe ajo ditë u bë Dita e parë publike e UÇK-së?! Fjalët i shukatën pushkët!

Ai gjithastu ka thënë se, Ministri I Infrastrukturës sesi na përfaqëson Diplomacia dhe sesi përfaqësohet populli ynë në institucione, pak ka rëndësi.

Postimi i plotë:

Qe tridhjet vjet bëjmë çudira me fjalë!

Kur po i lexoj reagimet e politikajve ndaj një deklarate, sigurisht të gabuar të Pal Lekajt, po habitëm sesa rëndësi i japim fjalës, sa karshillëk i bëjmë gjërave të imta dhe shkojmë deri në anatemim e linqim të njeriut?!

Qe tridhjetë vjetë në historinë tonë kanë filluar të vlerësohën “fjalët e thata patriotike” e jo të bëmat atdhetare! Madje fjalët sikur kanë marrë peshë edhe më shumë se flijimet e shumta për komb e atdhe, për liri e pavarësi?!

Pastaj, që më shumë se 20 vjet, më shumë është folur për fjalën e thënë të UÇK-së në vorrimin e Llaushës sesa të gjitha pushkët tjera të filluara nga 30 dhjetori i vitit 1991! Dhe ajo ditë u bë Dita e parë publike e UÇK-së?! Fjalët i shukatën pushkët!

E sot u folë e u përfol një deklaratë e thënë me fjalë, u folë më shumë sesa për të gjitha gabimet faktike të diplomacisë sonë që kanë ndodhur që një dekadë! E u bë shumë e madhe një fjalë e gabuar e Ministrit të Infrastrukturës. Sesi na përfaqëson Diplomacia dhe sesi përfaqësohet populli ynë në institucione, pak ka rëndësi.

Çka të themi? Por një gjë po dihet: Aty ku mungojnë veprat e mira, ka shumë fjalë të thata. E fjalët e thata janë si suret e gjata.

S’ka dyshim, fjalët duhet të mendohen e peshohën mirë, por fjala e pa menduar mirë është hiq gjë para veprimeve të liga që na ndodhin përditë para syve tanë! Dhe për pasojë i heshtim, siç heshtin varret!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat