Thaçi: Sportistët imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë

Aktuale

Thaçi: Sportistët imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë

Nga: Z.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 19:22
Foto

Presideni i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas fitorës së Nora Gjakovës në Tebilis të Gjeorgjisë, e cila siguroj Medaljen e Artë të radhës, ka thënë se, sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar:

“Kosova e artë edhe në Tbilis të Gjeorgjisë. Nora Gjakova e siguroj Medaljen e Artë të radhës për vendin tonë. Sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë. HTH (Foto: IJF)”

Ndryshe sot Nora Gjakova ka mposhtur medalisten e artë Olimpike Rio 2016, brazilianen Rafaela Silva, për të fituar medaljen e artë në Grand Prizin e Tbilisit të Gjeorgjisë.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat