Gashi: Ambasadori zviceran ishte korrekt me deklaratën e tij, kritika duhet të pranohet

Aktuale

Gashi: Ambasadori zviceran ishte korrekt me deklaratën e tij, kritika duhet të pranohet

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:37
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se janë keqkuptuar deklaratat e dhëna së fundi nga ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Gashi në Info Magazine potencoi se që reflektimet e tilla duhet të ndodhin sa më shpesh për shkak të vetëdijësimit të shtetit për të treguar se në çfarë gjendje gjendet Kosova.

”Ambasadorët investojnë me një shtet mik, jo armiqësor. Investimet por dhe kritikat vijnë nga dikush që ka kontribuar”.

”Kritika që jepet, bëhet me qëllim të mirë dhe duhet të pranohet”.

”S’mundet ambasadori tani ta luajë rolin e Prokurorit. Deklarata e ambasadorit është shumë korrekte”.

”Ju e dini deklaratën e ambasadorit britanik, Ruairi O’Connel. Ai qe thjeshtë i pakënaqur me një emërim dhe këto reagime sigurisht që patën efekt”.

”Reflektimet e tilla do të ndikojnë pozitivisht. Ata po ta sjellin falë një projekt, dhe ti nuk e pranon e i mëshon shqelm, është absurde”.

”Nëse ambasadorët flasin në mënyrë të tillë, dhe sjellin mesazhe të tilla, është pozitive sepse shërben në ngritje të vetëdijes për shtetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat