Nisin ‘rebelimet’ në LDK: “Ata që dështuan në zgjedhje synojnë t’i mbajnë peng struktura të caktuara të partisë deri në fundosje”

Aktuale

Nisin ‘rebelimet’ në LDK: “Ata që dështuan në zgjedhje synojnë t’i mbajnë peng struktura të caktuara të partisë deri në fundosje”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:24
LDK

Tashmë kur edhe zyrtarisht janë shpallur zgjedhjet e brendshme në LDK, zyrtar nga kjo parti kanë nisur pakënaqësitë.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka reaguar në lidhje me zhvillimet në parti.

Ai ka theksuar se ata që dështuan në zgjedhje, përfituan familjarisht dhe u shërbyen partive tjera.

Reagimi i plotë i Dushit:

Zgjedhjet e brendshme partiake zhvillohen për të nxjerrë në krye të cilësdo strukturë, sidomos në nivelin lokal, njerëz me vlera e vizion dhe me mbështetje të gjerë në elektorat.

Por, kjo nuk arrihet dot pa parime dhe kritere sepse, tendenca e viteve të kaluara po vazhdon.

Ata që dështuan në zgjedhje, por që personalisht dhe familjarisht përfituan, madje edhe duke i shërbyer partive tjera, synojnë që struktura të caktuara të partisë t’i mbajnë peng, qoftë edhe deri në fundosjen e përbashkët dhe definitive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat