Selmanaj për deklaratën e Lekajt për ambasadorin: Ai është po i njëjti që punëson reja në Telekom

Aktuale

Selmanaj për deklaratën e Lekajt për ambasadorin: Ai është po i njëjti që punëson reja në Telekom

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:53
Selmanaj dhe Lekaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt i cili ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, pasi i njëjti kishte thënë në Skenderaj që nuk është në rregull që ndërkombëtarët të paguajnë projekte për ujë të pijshëm, e Kosova të pagujë veteranë të rrejshëm.

Selmanaj e ka cilësuar deklaratën e Lekajt si të pamatur dhe joserioze.

“Ajo ka qenë deklaratë e pamatur, jo serioze. Tash e kanë gjetur si formulë me thanë më kanë keqkuptu deklaratën time. Unë mendoj që do të kishte qenë mirë që deklaratat e tilla të izolohen e të mos mendojnë që po i japim rëndësi. Ambasadorët po bëjnë shumë mirë. Është e vërtet që është rrit shumë numri i veteranëve”, ka thënë Selmanaj.

“Atë fjalë e ka thënë në vendin e duhur. Dëshmorët e Drenicës nuk kanë rënë për veteranë të rrejshëm e për hajna”, shtoi Selmanaj në Debat Plus.

“Deklarata të tilla vinë prej një ministri që punëson reja në institucione publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat