Pas Anton Qunit, edhe ky deputet do të garojë për kryetar të LDK-së në Prizren

Aktuale

Pas Anton Qunit, edhe ky deputet do të garojë për kryetar të LDK-së në Prizren

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:11
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se është i gatshëm të garojë për kryetar të Degës së kësaj partie në Prizren.

Në Debat Plus në Tv Dukagjini, Selmanaj ka thënë se do të afrohet më shumë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, andaj do të propozojë kandidaturën në këtë Degë të partisë.

Kështu, duket se në këtë degë do të ketë një garë të ashpër në mes të zyrtarëve të kësaj partie për të parin e Degës

Sot, kandidaturën për të parin e Degës së LDK’së në Prizren e ka bërë publike njëri ndër deputetët më të vjetër të partisë, Anton Quni.
Në një deklaratë dhënë Periskopit, Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.

“Po, është e vërtetë. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kam bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni.

Më 15 mars ka filluar procesi i brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të partisë. Gara e ashpër në këtë parti ka filluar nëpër degë të ndryshme, ku kanë nisur të bëhen publike kandidaturën. Një e tillë do të jetë edhe në degën në Prizren.

Ndërkohë, aktualisht kryetar i kësaj dege është Haxhi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat