Kur Eliza Hoxha kritikonte arkitektët që i nënshtroheshin politikanëve

Aktuale

Kur Eliza Hoxha kritikonte arkitektët që i nënshtroheshin politikanëve

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:14
Eliza Hoxha, Kadri Veseli dhe Uran Ismaili

Nëpër rrjete sociale po qarkullon një fotografi e një publikimi të bërë javë më parë nga artisja e njohur dhe arkitektja, Eliza Hoxha, e cila sot zyrtarisht aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në atë publikim, Eliza kishte shpërndarë një shkrim për artitektët, për të cilët thuhej se si po i nënshtroheshin politikës.

Në shpërndarje të atij artikulli, Eliza kishte shkruar një përshkrim të shkurtër “Eh po…”.

Me këtë Eliza kritikohet se si po sulmon diçka që po e praktikon vetë. Tani, edhe ajo është një arkitekte që po i nënshtrohet politikës, duke u bërë pjesë e një partie politike.

Ndryshe, aderimin e Eliza Hoxhës në PDK e konfirmoi sot kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, përmes një publikimi në Facebook.

Image

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ka shkruar Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat