Daka: KQZ ka kuorum edhe pa anëtarët e PAN-it

Aktuale

Daka: KQZ ka kuorum edhe pa anëtarët e PAN-it

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:36
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është funksionalizuar me emërimin e tetë anëtarëve të rinj.

Ajo theksoi se përkundër faktit që mungojnë dy përfaqësues të koalicionit PAN, KQZ ka kuorum për të marr vendime.

Tha se nuk dëshiron të bëjë interpretime ligjore të emërimit të përfaqësuesve të partive politike sepse kjo çështje është në diskrecionin e Presidentit.

“Nuk kam kompetencë të vendosë për formulën e përfaqësimit në KQZ”, tha Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat