Ja kur mbyllen të gjitha lojërat e fatit

Aktuale

Ja kur mbyllen të gjitha lojërat e fatit

Më: 30 mars 2019 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Projektligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Vendimi ka ardhur pas dy vrasjeve që kanë ndodhur brenda këtyre lokaleve, njëra në Suharekë dhe tjetra në Lipjan.

Pas miratimit të Projektligjit deputetët po presin që ai të dalë në faqen zyrtare të Qeverisë dhe të hyjë në fuqi.

Të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës pritet që pas 15 ditëve të mbyllen përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat