Anton Berisha ka reaguar ndaj kritikave të Blerim Latifit

Aktuale

Anton Berisha ka reaguar ndaj kritikave të Blerim Latifit

Nga: A.SH Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:56
Anton Berisha

Blerim Latifi, Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, gjatë ditës së djeshme në një postim në facebook kishte kritikuar partinë e Kryeministrit duke e cilësuar atë si një parti që ka fillu me i tranu pushteti, duke e humbur aftësinë për t'u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë, përcjellë “Bota Sot”.

Mirëpo këtyre kritikave iu është kundërpërgjigj zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha, duke thënë se, Blerim Latifi me shkrimet e tij nuk po lenë hapsirë për manovrime dhe se pikëpamja e tij nuk mund të thuhet se është e plotë sa i përket AAK-së.

Ai në një postim në facebook ka përmend punën cilësore si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal sa i përket qeverisjes nga ana e AAK-së.

Postimi i plotë:

KUR PUSHTETI NUK TRANON

“.. S'po vazhdoj më tutje, se janë shumë” - ka shkruar miku im i respektuar Blerim Latifi, i cili me shkrimet e tij te thukta po na lenë pak hapesire manovimri.

Megjithate, ne dimension politik shikuar, kjo pikepamje e tij nuk mund te thuhet se eshte e plote sa i perket AAK-se.

Rrustem Berisha e Burim Ramadani, pa zhurme jane duke bere nje pune te madhe qe do te kete efekte afatgjate per Kosoven, ka keshilltar te KM qe jane duke tejkaluar efektet mandatore, ne orientimin strategjik me miqe shekullor, pa zhurme kemi rehabilitur rruget e moçme.

Ardian Gjini, Bali Muharremi, Smajl Latifi, Gashi, Kuqi...jane bere shembuj me te mire te dedikimit dhe perkushtimit te punes ne komunat e tyre.

“S’po vazhdoj me shumë”, se lista e pjeses se ‘patranuar’ te AAK-se eshte e gjate, do te ishte nje parafrazim imi i z Latifi.

Blerim Latifi

KUR PUSHTETI TË TRANON

Disa, prej miqëve tanë në AAK, ka fillu me i tranu pushteti. Simptoma e parë që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t'u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë. Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra, politika s'qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish. Tjetri çohet, e pa ju dridhë çerpiku, thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se, po të ishte në dorën e tij, sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhë deri aty sa edhe mikun, që ta thotë të vërtetën, me shpallë armik të shtetit. Një tjetër... S'po vazhdoj më tutje, se janë shumë.
Kryeministër, a je kun? Afroj pak mashkujt, se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat