Vuçiq tregon shkakun pse Serbia nuk e njeh Kosovën

Aktuale

Vuçiq tregon shkakun pse Serbia nuk e njeh Kosovën

Nga: F. B. Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:19
Aleksandar Vuçiq

“Mendoj se secili njeri normal në Rusi dhe në ndonjë shtet tjetër e kupton këtë”, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në intervistën për “Rusia 24”, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq në lidhje me këtë është thirr në situatën në Kosovë, duke sqaruar se pse Beogradi nuk mund të pranoj që Krime është pjesë e Rusisë.

 “Nëse do të bënim këtë sot, mund të bëhet analogji me Kosovën. Do të thonë se sipas parimit të njëjtë edhe Kosova është e pavarur dhe ne nuk kemi më të drejtë që të luftojmë për te. Mendoj se secili njeri normal edhe në Rusi edhe në ndonjë shtet tjetër e kupton këtë” ka thënë Vuçiq për televizionin rus „Rusia 24“ .

Lideri serbe disa herë ka përsëritur se raportet e Moskës dhe Beogradit janë të mira dhe se Serbia nuk do mbështes sanksionet kundër Rusisë dhe ai qëndrim është i pandryshuar.

“Më thoni a ka Rusia mik më të mirë që në situatat më të vështira ruan miqësinë dhe dashurinë ndaj Rusisë dhe popullit rus. Më thoni cili është ai shtet dhe ku gjendet” – shtoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat