E zbulon profesori i njohur: Vetëm kështu mund të zbardhet e vërteta për shtetasit turq

Aktuale

E zbulon profesori i njohur: Vetëm kështu mund të zbardhet e vërteta për shtetasit turq

Nga: N.H Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:29
Shtetasit turq të depërtuar

Është bërë një vit që kur Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, dhe një mjek, mirëpo ende nuk ka asnjë person të akuzuar për ngjarjen që ngjalli reagime edhe ndërkombëtare.

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se për të zbardhur këtë skandal deri në fund duhet që Ambasadori i SHBA t’ua rrahë tavolinën liderëve të vendit.

“Për të zbardhë këtë skandal deri në fund duhet që Ambasadori i SHBA të ua rrahë tavolinën më grusht kësaj falange të pushtetit, sepse ata e kanë tutën hak, që zbardhet deri në fund e vërteta rreth këtij skandali dhe aktorët e këtij "krimi" diplomatik të dalin para drejtësisë, sepse në këtë skandal shtetëror e diplomatik janë të përzier nga Presidenti, AKI dhe Policia e Kosovës”, shkruan ndër tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

U PRENË NË BESË ATY KU BESA ËSHTË E SHENJËTË.

(Të pabeset te presin ne besë)

U bë një vit që falanga e pushtetit në msheftë-
sinë më të madhe mysafirët turq më qëndrim të rregullt u kidnapua jo ligjërisht dhe më dhunë u dërguan në Turqi. Komisioni Parlamentar vërtetoi mbi 30 shkelje ligjore Se sa sekret ishte ky kidnapime nuk ishte në dijeni as Kryeministri Ramush Haradinaj.

Krejt loja e këtij skandali shtetëror ndodhi në koordinim sekret midis aki-is dhe Ministrisë se Mbrendshme më skenari, dijën dhe dirigjimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit,që për këtë edhe e falënderoi Presidenti i Turqisë Erdogan. Për këtë lojë të flliçët u shkaku vetëm ministri i mbrendshëm Sefaj kurse drejtori i policisë se Kosovës Sh. Maxunu për kete punë te shkelqyer qe ja kreu Thaçit u ngritë në detyrë si shef i AKI.Në këte skandal janë poezi shumë njerez me dije e pa dije.

Komisioni parlamentar e kreu punën e vetë duke deklaruar se pati shkelje ligjore,bile 30 herë. Falanga e errësirës të instaluar në pushtetin e Kosovësi dhezi sinjalet e filluan punën e tyre të turpshme me shantazhimin e punës se Komisionit Parlamentar me qellim qe te mos del e vereta.

Edhe pas një viti qe u tradhëtuan qytetarët turq nuk ka nis kurrfar hetimi. Falanga e pushtetit don ti humbin gjurmët, sikur më atë rastin e vjedhjes se madhe në policinë e Kosovës,e cila sot e kësaj dite nuk u zbardh,e nuk ka gjasa te zbardhet perderisa kjo falang pushtetaresh është në pushtet.

Pra qytetarët turq u prenë në besë,bash ne vendin ku besa eshte tradite dhe e njohur ne tere botën.atyre aty për aty iu suspenduan dokumentet me qendrim te rregullt u kapen në pikë te drites sikur ne ndonje gjueti kafshesh dhe dhunshëm u quan te kasapi i tyre Erdogan.

Për të zbardhë këtë skandal deri në fund duhet qe Ambasadori i SHBA të ua rrahë tavolinën më gushtë kësaj falange te pushtetit,sepse ata e kanë tutën hak,që zbardhet deri në fund e vërteta rreth këtij skandali dhe aktorët e këtij"krimi"diplomatik të dalin para drejtesië,sepse ne keët skandal shetetror e diplomatik janë te përzier nga Presidenti,AKI dhe Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat