Visar Ymeri: Qeveria nuk duhet ta pezullojë taksën

Aktuale

Visar Ymeri: Qeveria nuk duhet ta pezullojë taksën

Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:18
Visar Ymeri

Anëtari i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë Visar Ymeri mendon se qeveria e Kosovës nuk duhet ta pezullojë taksën 100 për qind ndaj  prodhimeve të Serbisë.

“Natyrisht që taksa është vendim i qeverisë dhe çfarëdo pezullimi i saj duhet të bëhet nga Qeveria. Unë konsideroj se taksa nuk duhet të pezullohet pa marrë ndonjë gjë nga Serbia sepse natyrisht që kur është vendosur taksa i ka pasur disa qëllime dhe mendoj se përmbushja e këtyre qëllimeve do të duhej të ishin rruga drejt pezullimit eventual të taksës. Serbia me këtë sjellje që e ka karshi Republikës së Kosovës dhe me kushtet e përditshme që ia vë dialogut për çështje të ndryshme… Serbia nuk e gëzon të drejtën në asnjë mënyrë që të hyjë e të përzihet në vendimet e Kosovës”, tha Ymeri.

Ndërsa, për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, thotë se platforma e miratuar në Kuvend mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Marrëveshja gjatë këtij viti do të ishte e mirëseardhur për ne si Kosovë dhe mendojmë që është e rëndësishme edhe për rajonin që të ketë një marrëveshje të tillë”, tha Ymeri për rtv21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat