Lutfi Haziri ka dy fjalë për ambasadorin zviceran që përmendi numrin e veteranëve

Aktuale

Lutfi Haziri ka dy fjalë për ambasadorin zviceran që përmendi numrin e veteranëve

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:33
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran në Kosovë, kur tha se ata po investojnë ndërkohë që në Kosovë po bëhet hajni përmes pensioneve të veteranëve të rrejshëm.

Ndërkohë për ata që këkrojnë largimin e tij nga Kosova thotë se kjo është e turpshme.

Haziri thotë se ambasadori zviceran është treguar mik i vërtetë me shqiptarët.

Haziri: Nuk është sjellur si diplomat por si mik i Kosovës

“Ai është sjell, jo si diplomat, por si mik i Kosovës, ai ka folur në Skenderaj si miku më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Nëse dikush si ai përmend probleme të faktuara me të cilat sot prokuroria merret, ne nuk duhet me pas kurrfarë tjera përveq me i thanë faleminderit......pastaj e turpshme është me kërku me largu apo me shpall personan non grata ambasadorin vetëm pse është treguar miqësor me Kosovë”, thotë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat