Sejdiu: Në pikat e shitjes në Kosovë mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore

Aktuale

Sejdiu: Në pikat e shitjes në Kosovë mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore

Nga: Z.B Më: 31 mars 2019 Në ora: 15:34
Fardan Sejdiu

Deputeti i Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se një nga punët më të mira që kanë bërë në Kuvend është futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim, përcjell “Bota sot”
Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, sot në pikat e shitjes gjithandej Kosovës mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore e kështu të ndihmoni punësimin dhe ekonominë e vendit

Postimi i plotë:

Një nga punët që kemi bërë në Kuvend është edhe futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim!

Sot në pikat e shitjes gjithandej Kosovës ?? mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore (foto 1), e kështu të ndihmoni punësimin dhe ekonominë e vendit, apo edhe të vazhdohet me konsumin e produkteve tjera (foto 2)!

Vendimi është individual, por benefitet mund të jenë kolektive!

Duaje tëndën ❤️

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat