Gjuriqi ende i çmendur për taksën, tregon sa humbi Serbia dhe qëllimin e Kosovës

Aktuale

Gjuriqi ende i çmendur për taksën, tregon sa humbi Serbia dhe qëllimin e Kosovës

Nga: F. B. Më: 31 mars 2019 Në ora: 15:52
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Marko Gjuriç duke komentuar deklaratën e zëvendës kryeministrit Enver Hoxhaj ka thënë se taksat ndaj mallrave serbe "kanë pasur të vetmin qëllim që të dëmtojnë Serbinë dhe asnjë ide politike apo parim nuk qëndron prapa vendimit të Prishtinës", shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij "politika e taksës ka pasur sukses sepse i ka shkaktuar dëm të madh ekonomisë së Serbisë", duke shtuar se "edhe njëherë po dëshmohet cili ka qenë motivi i vendosjes së taksës", që jep të kuptohet se "Prishtina është kundër çfarëdo dialogu dhe kompromisi".

"Hoxhaj ka vërtetuar se tregimet se Prishtina dëshiron të normalizoj raportet dhe të ketë dialog janë të zbrazëta, sepse me atë që bërë duan që të shkaktojnë s amë shumë dëm Serbisë dhe serbëve të Kosovës " thuhet " të gjitha frazat që pala prishtinase po thotë nuk janë asgjë tjetër veç shfaqje për opinionin ndërkombëtar, pasi ashtu nuk sillet dikush që dëshiron dialog të sinqertë”.

Zëvendës kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se taksat ndaj mallrave serbe kanë arritur efektin e vetë dhe dëmi që ka pësuar Serbia është më i madh se 150 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat