Vjen paralajmërimi për PDK-në: Me Veselin kryetar, kjo parti nuk do ta kalojë as pragun

Aktuale

Vjen paralajmërimi për PDK-në: Me Veselin kryetar, kjo parti nuk do ta kalojë as pragun

Nga: N.H Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:28
PDK

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili bëri të ditur se përsëri do të kandidojë për kreun e partisë.

Maxharraj pas këtij deklarimi të parit të PDK-së, është shprehur se me Veselin kandidat për kryetar, kjo parti nuk do ta kalojë as pragun zgjedhor.

Ai gjithashtu ka kujtuar edhe zgjedhjet e kaluara, kur kjo parti për dallim nga zgjedhjet e kaluara, pati rënie të mëdha të elektoratit.

Ja shkrimi i tij:

MË VESELIN PËR HËRË TË DYTË SI KRYETAR I PDK NUK DO TA KALOJË PRAGUN ZGJEDHOR.

Veseli:Do të kandidojë përseri për Kryetar të PDK.

Sa mirë, kur u zgjodhë herën e parë e pëgjysmoi PDK, kurse heren e dytë më Veselin PDK nuk e kalon pragun zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat