“Pas zgjedhjeve në PE, forcohet roli i SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi”

Aktuale

“Pas zgjedhjeve në PE, forcohet roli i SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi”

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të mbahen në fund të muajit maj. Në këto zgjedhje do të votojnë 27 shtete anëtare të BE-së, ndërsa për Britaninë e Madhe nuk dihet se a do të mbetet brenda deri në atë kohë.

Por si do të ndikojnë këto zgjedhje në negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë?

Kryetari i Qendrës për Politikën e Jashtme, Dragan Gjukanoviq i ka thënë sot RTS-së se nuk pret përparim në rrugën evropiane të Serbisë deri në krijimin e institucioneve të reja të BE-së.

Sipas tij, administrata e tanishme nuk ka arritur të bëj intensifikimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në institucionet e mëparshme. Është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i bisedimeve para zgjedhjeve në mënyrë që administrata e tanishme të tregojë rezultate”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Gjukanoviq ka theksuar se pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, BE-ja do të mbetet një ndërmjetësues në dialog por roli i Shteteve të Bashkuara do të forcohet.

“Do të ketë vazhdimisht përpjekje për të arritur një marrëveshje dhe të zgjidhjet çështja e Kosovës. BE ka insistuar në mënyrë të përsëritur për ta shfuqizuar tarifën por nuk ka ndodhur. Mendoj se pa tërheqjen e plotë të taksës nuk do të rifillojë dialogu. Ndoshta prilli dhe maji do të jenë vendimtare në procesin e normalizimit”.

Në fund, Gjukanoviq ka potencuar se pret që në fillim të vitit të ardhshëm të liberalizohen vizat për banorët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat