Ish shefi i protokollit dhe truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka folur për fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jashari e cila është bërë në Tiranë.
Ai thotë se kjo foto është shkrepur me 12 mars 1993, në aeroportin e Rinasit pas kthimit të presidentit Ibrahim Rugova nga vizitat e rëndësishme në SHBA dhe Evropë.
Ja postimi i plotë:
Veç fakte!
Foto e shkrepur më: 12 mars 1993 në aeroportin e Rinasit në Tiranë pas kthimit të Presidentit RUGOVA nga vizitat e rëndësishme në SHBA dhe Evropë!
Në foton e parë: në të djathtën time Komandanti Legjendar Adem JASHARI, në të majtën time oficeri i Gardës së Republikës së Shqipërisë z. Flamur JATA, mbrapa Komandantit (nuk shihet i plotë), Shefi i Grupit të Sigurimit nga Garda e Republikës së Shqipërisë, z. Ermir HIZMO!
Në foton e dytë: me Flamur JATËN dhe Ermir HIZMON pas një çerek shekulli (2018, Tiranë)