“Së pari qeveri gjithëpërfshirëse, pastaj zgjedhje”

Aktuale

“Së pari qeveri gjithëpërfshirëse, pastaj zgjedhje”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 1 prill 2019 Në ora: 09:36
Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku në një prononcim për “Bota sot” ka deklaruar se në situatën në të cilën ndodhemi zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Sipas tij, Kosovës i duhet një reformë e mirëfilltë dhe konsolidim ndërkombëtar i Kosovës.

“Edhe pse gjendja e Kuvendit dhe e Qeverisë është e rëndë edhe zgjedhjet në këtë situatë nuk besoj se prodhojnë diçka të re. Mendoj se ajo që ka nevojë më së shumti vendi në këto momente është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës”, thotë Klinaku.

Ai thotë se këto arrihen nëse shkohet me një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Të dyja këto do të mund të arriheshin vetëm nëse shkohet me një qeveri gjithëpërfshirëse për t'i realizuar këto dy çështje e pastaj të shkohet në zgjedhje, për shembull,  pas një periudhe 1 vjeçare”, thekson ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat