Schmidt për korrigjimin: Nuk mund të zgjidhet një problem, duke krijuar një tjetër

Aktuale

Schmidt për korrigjimin: Nuk mund të zgjidhet një problem, duke krijuar një tjetër

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:49
Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU).

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU).

Pas takimit, deputetët kanë përsëritur qëndrimin se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është Evropë dhe do që të jetë pjesë e saj.

"Biseduam për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani, që është në progres, po ashtu e shpreha gatishmërinë time për ta thelluar këtë bashkëpunim. Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të jemi Kosovë, po ashtu jemi Evropë dhe duam të bëhemi pjesë e Evropës dhe të mund të udhëtojmë pa viza", tha ai.

Deputeti Christian Schmidt, tha se Gjemania do të punojë që Kosova të afrohet me familjen evropiane.

Duke ripëseritur qëndrimin e Gjermanisë i cili kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve, Schmidt tha se

problemet nuk mund të zgjidhen duke krijuar probleme të  reja.

 "Nuk është vizita jonë e parë, është ndër vizitat që i kemi bërë Kosovës. Ne e falënderojmë qeverinë e Kosovës dhe qytetarët që ja kanë treguar aq miqësorë me ushtarët tanë. Sigurisht gatishmëria jonë është që Kosova ti afrohet familjes evropiane dhe do të punojmë në këtë drejtim. Nuk mund ti zgjedhim problemet që i kemi duke krijuar probleme të reja”, tha ai.

E deputeti Peter Bauer,  ka siguruar se Gjermania do të vazhdojë të mbesë partner i Kosovës,  edhe pas zgjedhjeve që të mbahen në Parlamentin Evropian.

"Vetëm ta konfirmoj mirënjohjen tonë për mikpritjen tuaj. Ne nuk jemi këtu vetëm në vizitë zyrtare, ne jemi pranë miqve tanë sepse kosovarët janë miqtë tanë. Sigurisht ne kemi biseduar edhe për proceset e ardhshme kemi biseduar për dialogun dhe e mbështesim dialogun. Kemi folur edhe për temën e shkëmbimit të territorit, Temë të cilën ne vërtetë e kundërshtojmë. Tash në prag të zgjedhjeve në parlamentin evropian do të jemi partner sa i përket proceseve të ardhshme të Kosovës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat