E zbulon kryetari i kësaj komune: Ja pse po zbrazet Kosova

Aktuale

E zbulon kryetari i kësaj komune: Ja pse po zbrazet Kosova

Nga: N.H Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë një koment rreth raportit të fundit të Eurostatit, sipas të cilit nga viti 2007 Kosova ka humbur 15 për qind të popullatës.

Ai thotë se politikat korruptive të privatizimit janë arsyet kryesore të emigrimit nga Kosova.

Haskuka ka paraqitur disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës po e lëshojnë vendin, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Kjo nuk është mahi e 1 prillit
Sipas Eurostatit nga viti 2007 Kosova ka humbur 15% të popullatës për shkak të migrimit. Politikat korruptive të privatizimit kanë kontribuar në papunësi dhe varfëri, arsyet kryesore të emigrimit nga Kosova.

Si Komunë e Prizrenit jemi munduar qe 1 vit të funksionalizojmë Parkun e Biznesit- Zonën Ekonomike, por burokracia shtetërore bllokuese po na pamundëson një gjë të tillë. Me shpresë që kjo shifër i qon nga gjumi disa zyrtarë shtetëror.

Për të hapur një rrugë për lagjen Gurishte shumë procedura për shpronësime, por momentin që i perfundon, del KOSTi dhe të bllokon projektin për shtrimin e rrugës për më shumë se 200 shtëpi.

Kanë provatizuar gjitha, e Komuna me shumë mund gjen një vend për ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacak, në kadastrin e Prizrenit pronë komunale, del Agjencia e Pyjeve e thotë që është pronë e saj e të bllokon projektin.

Fitojmë projekt nga Bashkimi Evropian për ndërtim të shkollës fillore, por komuna nuk ka pronë ku ta ndërtojë, gjitha pronat Publike të privatizuara.

Image

Këto janë vetëm disa nga ratet që na mbajnë në stagnim dhe pa zhvillim...
Me shpresë në ndryshim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat