Jakup Krasniqi e quajti matrapaz, vjen kundërpërgjigjja nga Milaim Zeka: Zbulon se çka bëri më paratë e fondit “Vendlindja Thërret”

Aktuale

Jakup Krasniqi e quajti matrapaz, vjen kundërpërgjigjja nga Milaim Zeka: Zbulon se çka bëri më paratë e fondit “Vendlindja Thërret”

Nga: N.H Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:21
Milaim Zeka dhe Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, i ka dhënë një epitet deputetit Zeka.

Krasniqi e ka quajtur matrapaz deputetin e Nismës Socialdemokrate, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Zekës. Ai përmes një postimi në Facebook, deklaron se Krasniqi ka ndërtuar shtëpi tre katëshe, me ashensor brenda, me paratë e fondit “Vendlindja Thërret”.

Ja shkrimi i tij:

Jakup Krasniqi me paska quajtur “matrapaz”! Ka shume te drejte, ama une nuk jam hajn i parase publike. Une nuk kam ndertu shtepi tre kateshe, me ashensor brenda, me parate e Fondit “Vendelindeja Therret”!

Une nuk kam pasur asnje post drejtues ne kete shtet, edhe pse kam qene me meritor se Jakupi dhe krejte kompania e tije. Po flasim per punesime.

E kam thene edhe po e perserise: Jakup Krasniqi me company, vetem minjte ne tavan nuk i kane punesu. Ani vazhdoni, zgjedhjet shpejte do te vine, aty do masim matrapazlleqet tona. Qytetaret nuk flasin, ponuk jane budallenje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat