Murati për deklaratën e Pjetër Ndrecaj: Ky është marketing për nje vrasës të dyfisht

Aktuale

Murati për deklaratën e Pjetër Ndrecaj: Ky është marketing për nje vrasës të dyfisht

Nga: Z.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:37
Artan Murati

Hulumtuesi i Lartë në KDI, Artan Murati ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, ku Valbona Ndrecaj, nënë e pesë fëmijëve ishte gjendur në mes të konfliktit të dy familjeve, përcjell “Bota sot”.

Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, të drejtën për t’u dëgjuar e ka secili, në Gykatë. Ndërsa për deklaratën e Pjetër Ndrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë,Murati ka thënë se, ky është marketing për nje vrasës të dyfisht.

Kjo situatë e rëndë eskaloi në ditën kritike. Në shtëpinë e familjes së gruas në Brekoc, ngjau vrasja e dyfishtë.

Postimi plotë:

Te drejten per t'u degjuar e ka secili, ne Gjykate. Kur vrasesi i gruas e vajzes i drejtohet publikut, ankohet ne sistem te drejtesie, akuzon "grupet e grave" qe kane bere presion ne drejtesi e e permend se sa shume i mungon vajza e asnjehere jo gruaja - kjo s'ka te beje me te drejten per t'u degjuar. Ky eshte marketing per nje vrases te dyfisht. Se di kah e kemi kete mendje te shkrete nganjehere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat