Reagim i ashpër ndaj Bajram Kosumit për idenë e kufijve, zbulohet nga ku dolën listat e vrasjeve politike

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Bajram Kosumit për idenë e kufijve, zbulohet nga ku dolën listat e vrasjeve politike

Nga: D.RR Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:54
Bajram Kosumi

Njëri ndër themeluesit e PPK-së dhe ish anëtar i saj, Sali Rexhaj, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit, i cili propozoi krijimin e një “konfederate moderne” me 4 shtete të Ballkanit.

Reagimi i Rexhajt është i ashpër, pasi ai thotë se Kosumin nuk arriti asnjëherë ta bind që qytetarëve duhet t’iu shërbejmë dhe shteti nuk është plaçkë.

Madje, Rexhaj publikisht thotë se në selinë e PPK-së, u përpiluan listat e vrasjeve politike, e kjo ishte një ndër arsyet që u largua nga PPK-ja.

Postimi i plotë:

Bajram Kosumi, paska dale me nje ide te re e cila ne thelb e paska zhberjen e shtetit te Kosoves.
Keto federata e konfederata ne Ballkan e kan historine e gjate. Qe nga federata Jugosllavo-Shqiptaro-Bullgare, Shqiperia si republike e Jugosllavise, Ballkana e Demaqit deri te kjo e Kosumit. Te gjitha ne themel kan qene antishqiptare dhe kan deshtuar qe ne zanafille.
Une nuk do te merrem shume me kete ide. Nje federate ne Ballkan midis Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi qe ne fillim eshte hegjemoniste. Gjasht milion shqiptar, njemilion maqedon e gjysem milioni malazez. Shqiperi e Madhe. Bingo Bajram. Maqedonet e malazezet munde ti kemi vetem fqinje te mire, po shqiptar ata nuk behen. Lidhjet e tyre me serb e bullgar jane shume me te forta se me shqiptar.
Mua per vehte me vie shume keq qe per pes vite rreshte, se paku nje here ne jave e kam humbe kohen kot ne mbledhje te kryesise se PPK-e me Bajram Kosumin dhe nuk kam arrite qe te ja mesoj as gjerat elementare mbi te cilat ndertohet shteti i Kosoves. Kurre nuk arrita ta binde se shtetit e qytetareve u sherbejme ne dhe shteti nuk eshte plaqke prej te cilit njeriu vetem duhet te marr, te vjedhe plaqkise e vras ne lufte per pushtet.
Pas Ballkanise se Demaqit dhe ardhjes se tije brenda nates per kryetar te PPK-es, si dhe perpilimi i listave per vrasje te kundershtarve politik te cilat beheshin ne seli te PPK-es, rruget tona u ndane perfundimishte.
Fundja kjo ide bie ne arsenalin e Shqiperise se Madhe, ide serbe e cila eshte shfrytezuar kunder perpjekjeve tona per liri.
Stalinisto-enveristet kurre nuk arrijne te pavaresohen nga ndikimi i Serbise dhe gjithmon rrine me harta e gerrshere ne duar, thua se ata Zoti i ka dergua ne toke per te vendose mbi fatin e popujve e shteteve, fat i cili gjithmone ka perfunduar ne tragjedi te medhe dhe e ka demtuar e po vazhdon ta demtoj kombin tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat