Milaim Zeka nuk ndalet: Zbulon të tjera punësime nga partia e tij

Aktuale

Milaim Zeka nuk ndalet: Zbulon të tjera punësime nga partia e tij

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:45
Milaim Zeka dhe Jakup Krasniqi

Në emisionin “Frontal”, deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka akuzuar partinë e tij për punësime masive në ministritë që Nisma i udhëheq.

Zeka ka akuzuar sekretarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, që është infiltruar në punësimet në institucione.

Ndërsa ai ka thënë se në tri ministritë që i ka Nisma, janë punësuar të gjithë familjarët dhe anëtarët e kësaj partie.

“Krejt i kanë shti në punë në ministrinë e Arsimit, të Tregtisë dhe të Mirëqenies Sociale”, ka shtuar Zeka.

Ndërsa ai ka përmendur ish-ministrin e Tregtisë nga radhët e Nismes, Bajram Hasanin, se ka bërë punësime masive në këtë dikaster.

“Ambasada britanike i ka thënë Bajram Hasanit  pse po i punëson njerëzit pa asnjë kriter në Ministrinë e Tregtisë”, ka thënë deputeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat