Abdullahu: Koalicioni PAN është i përçarë

Aktuale

Abdullahu: Koalicioni PAN është i përçarë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 19:03
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Analisti Faton Abdullahu po vlerëson se koalicioni qeverisës PAN ka probleme të brendshme, në veçanti sa i përket qasjes për dialogun me Serbinë.

Ai në Info Magazine tha se skenës politike kosovare po i mungon uniteti.

“Ne këtu brenda kemi disa probleme që vështruar nga çdo aspekt nuk po mund të ecet para. Kam përshtypjen se kemi krijuar një status-quo që çuditërisht duket se po i konvenon PAN-it. Ata janë aq të përçare, kanë aq mosmarrëveshje sa që çfarëdo lëvizje para në dialog mund t’i shpërfaqë problemet që kanë”.

“Na mungon një Zaev në pozite. Na mungon ai unitet që nuk është. PAN-i sot janë të përçarë, sidomos sa i përket dialogut – sa i përket qasjes për dialog”.

Abdullahu theksoi se kjo gjendje në një formë po e vështirëson edhe pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.

“Sa i përket opozitës gjithsesi është përgjegjësi edhe e opozitës duhet të gjejë forme për tu bërë pjesë e dialogut për t’u përballë me Serbinë. Mirëpo, përkundër vullnetit që mund ta ketë opozita për t’u bërë pjesë e diçkaj, e ajo diçka është e përçarë”.

“Edhe LDK-ja edhe VV-ja kane një qasje që konsiderojnë se për të qenë legjitim dialogu duhet të nisemi nga një bazë e shëndoshë, të ketë një shumicë të mirëfillt në parlament. Kjo i mungon këtij koalicioni, por i mungon në anën tjetër edhe opozitës, po i mungojnë numrat për ta ndryshuar gjendjen. Kjo po e mundëson vazhdimin e status-quosë”.

Faton Abdullahu gjithashtu diskutoi edhe për vizitën e Alexis Tsipras në Shkup – vizitë historike, e para e një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut.

“Raporti i Kosovës me Serbinë është shumë më i thellë, me i vrazhde dhe ka histori më të dhimbshme krahasuar me atë Maqedoni e Veriut-Greqi. Konstatimi që duhet të merret si shembull ajo çka ndodhi sot është i qëndrueshëm, në njëfarë mënyre i relakson raportet që jo gjithmonë janë të mira. Duhet të merret si shembull se mund të ecet tutje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat