Mustafa e bën për “pesë pare” Qeverinë “Haradinaj”, ja çfarë i zbulon për papunësinë e krijuar

Aktuale

Mustafa e bën për “pesë pare” Qeverinë “Haradinaj”, ja çfarë i zbulon për papunësinë e krijuar

Nga: N.H Më: 2 prill 2019 Në ora: 19:16
Besian Mustafa

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezantoi numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, ku me këtë rast Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë, tha se papunësia është rritur gjatë vitit të kaluar.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai thotë se Banka Botërore raportoi që në vitin 2018 kishte 17 mijë vende pune më pak se në 2017.

Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, me argumente i ka treguar Qeverisë së Kosovës rreth raporteve të fundit të publikuar për papunësinë e krijuar.

Ja shkrimi i tij:

Matematika s'është politikë!

Sot, Banka Botërore raportoi që në vitin 2018 kishte 17 mijë vende pune më pak se në 2017.

Qeveria po thotë që në 2018 janë shtuar vende pune.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, pjesë e Zyrës së Kryeministrit, po thotë që në 2018 janë humbur 8 mijë vende pune! Shih tabelën e ASK-së mbi punësimin:

2017, të punësuar 357 mijë
2018, të punësuar 349 mijë

349 - 357 = -8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat